Çudia me vendimin e Disiplinës kundër Flamurtarit, ia kthen tifozët pikërisht në ndeshjen me… Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2025 | 19:19

Çudia me vendimin e Disiplinës kundër Flamurtarit, ia kthen tifozët pikërisht në ndeshjen me… Teutën

Komisioni i Disiplinës ka vendosur sot që të dënojë Flamurtarin me zhvillimin e disa ndeshjeve pa praninë e tifozëve, si pasojë e akteve të dhunës në stadiumin e Vlorës, ku mbështetësit e ekipit vendas hynë në fushë për t’u përleshur me lojtarët e Teutës.

vlora2

Një skenë e pashembullt që ka sjellë edhe një dënim deri diku drastik, pasi Flamurtari është dënuar të luajë 8 ndeshje si pritës pa praninë e tifozëve, pa të drejtën e konvertimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës me një gjobë.

Por ironikisht, kjo shifër ndeshjesh pa tifozë që nuk mund të pezullohet, bën që mbështetësit e Flamurtarit, të kthehen përsëri në stadiumin e tyre vetëm në ndeshjen e javës së 35 të Superiores, të planifikuar në fillimin e majit pikërisht përballë Teutës me të cilën plasi kaosi.

Gjithsesi, nëse vendimi do të ndërthuret me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari mund të afrojë kthimin e tifozëve nga pezullimi nëse kalon turet dhe siguron zhvillimin e ndeshjeve brenda në ato pasardhës.

PANORAMASPORT.AL