Champions U-19, të rinjtë bëjnë krenarë “Demat” e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 22:32

Champions U-19, të rinjtë bëjnë krenarë “Demat” e Partizanit

Partizani U-19 u shpall kampion për këtë grupmoshë, duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë një sezon shumë të suksesshëm për akademinë e klubit të kuq. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fation Muhameti tregoi vazhdimësi dhe nivel të lartë gjatë gjithë kampionatit, duke siguruar me meritë vendin e parë në renditje.

Partizani u19

Të rinjtë e Partizanit zhvilluan paraqitje pozitive gjatë sezonit dhe konfi rmuan potencialin që ekziston në akademinë e klubit kryeqytetas. Ky sukses i jep mundësinë Partizanit U-19 që të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin prestigjioz “UEFA Youth League” për sezonin 2026-2027.

Një arritje e rëndësishme për klubin, por edhe për vetë lojtarët, të cilët do të kenë mundësinë të përballen me ekipe të rëndësishme europiane dhe të fitojnë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL