Bylisi, katër finale për mbijetesën në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2025 | 8:34

Bylisi, katër finale për mbijetesën në Superiore

Bylisi s’është “as në qiell dhe as në tokë”. Kur duhen katër takime që të mbyllet Kategoria Superiore, ballshiotët e shohin veten mes dy kategorive.axhenda superioreDhe jo vetëm kaq, por ndeshjet që kanë përpara janë shumë të forta. Si fillim, skuadra ballshiote duhet të presë Vllazninë të dielën, në një takim që nëse nuk e fiton, kandidohet seriozisht për rënien nga kategoria. Më pas udhëton drejt Elbasanit, që kërkon vendin në “Final 4”.

Edhe kjo, një sfidë që është shumë e fortë. Dy javë nga fundi, pret në Ballsh Partizanin, të cilit ka marrë 6 pikë në dy takimet e fundit. Në këtë takim, mallakstriotët do të kërkojnë maksimumin. Kampionatin, skuadra e Bylisit e mbyll më 27 prill në Korçë në një përballje direkte me fundin e tabelës.

Një ndeshje, e cila mund të jetë vendimtare për qëndrimin në Superiore. Nga ana tjetër, për këtë sfidë, pas humbjes me Egnatian, Mezani pritet të bëjë disa ndryshime në mbrojtje dhe në sulm. Do të shohim nëse këto lëvizje do të jenë frytdhënëse për ndeshjen me Vllazninë, e cila është përballje “bazike” për mallakstriotët në këtë moment të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL