Bylisi, 2 testet e së vërtetës para Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2025 | 12:28

Bylisi, 2 testet e së vërtetës para Superiores

Në Ballsh, përgatiten për dy testet e së vërtetës, ato me Partizanin që do ta luajnë pas dy ditësh dhe atë të mesjavës së ardhshme me Panetolikosin e elitës së futbollit grek. Por duket se ballshiotët janë në luftë me kohën sa u përket afrimeve dhe lojtarëve që do të jenë në testin grek, sidomos.josaTe Bylisi janë duke përgatitur tërë dokumentacionin e nevojshëm, që të jetë e tërë skuadra në Greqi, por kjo mbetet për t’u parë, duke qenë se ka edhe një javë kohë për dokumentacionin. Gjithsesi, sido që të shkojë, skuadra e Mirel Josës ka nisur që të organizohet për sezonin e ri dhe trajneri i ri, së bashku me stafin, kanë nisur, që me lojtarët aktualë të kristalizojnë skuadrën e Superiores.

Nga sa është parë deri më tani, apo dhe në ndeshjen e kontrollit brenda grupit, deri më tani është kjo përbërje: Beqaj në portë, e Marku, Abazaj, Bruno Përndreca në mbrojtje. Para tyre Ofori me Malomon e Përgjonin, ndërsa Kamara e Peralta në krah duke ndihmuar si mbrojtjen ashtu edhe ofensivën, ashtu si edhe sezonin e shkuar, kur edhe kanë spikatur me performancën e tyre. Nigeriani shtatlartë me eksperiencë, Mustafa, i vetëm në sulm.

Pra, siç duket, 11-shja është e qartë edhe pse ka pasur largime, ndërsa do të kërkojnë një vend titullari edhe Kane, Sulovari, Koxhi, Ëalison e Indio, që kanë provuar që të luajnë edhe vjet nga minuta e parë, apo dhe Skënderaj, Hodo e Akibu. Pra, në pamje të parë, duket qartë që skuadra e Josës është njësoj si ajo që mbylli sezonin e shkuar, por për synimet që Bylisi ka këtë sezon, është e nevojshme ndërhyrja në merkato. Do të synohet që të zëvendësohen sidomos Batista në portë, Ilieski në mbrojtje apo Berko në sulm.

Me tri afrimet që edhe klubi i ka konfirmuar si pikëtime, atëherë Bylisi do të jetë top dhe gati totalisht për sezonin e ri, për të qenë edhe pretendent për sezonin e ri në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Nga starti i garës kanë mbetur edhe afro dy javë kohë, ndaj edhe në Ballsh janë duke shpejtuar sidomos për afrimet e verës.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL