Breidablik dhe Olimpija janë pengu i madh për Egnatian! E para mund me vështirësi ekipin nga San Marino, e dyta shpartallohet në shtëpi nga armenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2025 | 22:21

Breidablik dhe Olimpija janë pengu i madh për Egnatian! E para mund me vështirësi ekipin nga San Marino, e dyta shpartallohet në shtëpi nga armenët

Egnatia është larguar këtë sezon nga kompeticionet evropiane me një peng të madh, pasi të dy kundërshtarët që e nxorën nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, ishin plotësisht të kalueshëm. Dhe këtë e tregojnë rezultatet e tyre në vijim të turneut.

egnatia

Breidablik që eliminoi rrogozhinasit në Ligën e Kampioneve duke i mundur 5-0 në Islandë, sot në të njëjtin stadium ka mundur me vështirësi 2-1 Virtus të San Marinos, skuadrën e kampionatit më të dobët që ekziston në Europë. Për më tepër, amatorët e Virtus, ia dolën që të kalonin të parët në avantazh me një penallti, për t’u përmbysur vetëm në pjesën e dytë të takimit.

Ndërkohë, Olimpija Ljubljana e cila kaloi falë shtesave përballë rrogozhinasve në Ligën e Konferencës, sot është mundur në shtëpi me shifrat 4-1 nga armenët e Noah, të cilët dominuan me lehtësi ndeshjen dhe kanë thuajse të sigurt kalimin në grupet e turneut.

PANORAMASPORT.AL