Braktisi Shqipërinë për Kosovën se ëndërronte karrierë të madhe, dështimi epik i Partizanit pranë fundit të karrierës
Herolind Shala është drejt fundit të karrierës në futbollin e luajtur. “Transfermarkt” madje ka sinjalizuar se Shala është tërhequr, edhe pse në moshën 34-vjeçare.

Partizani rezulton klubi i fundit për Shalën, që ishte një dështimet e mëdha të “demave” në edicionin e kaluar. Të kuqtë e afruan në muajin prill dhe pse kishte mbetur shumë pak nga fundi i sezonit, për ta larguar më pas papritur në korrik. Dëmtimet e penguan që të merrte maksimumin në kryeqytet.
Mesfushori në karrierën e tij largohej nga Norvegjia e moshave për të përfaqësuar Shqipërinë. Pasi kishte debutuar me De Biazin në krye, mori vendimin që t’i bashkohej Kosovës në vitin 2016.
Karriera e tij filloi të pësojë rënie prej atëherë. Shala luante në Norvegji, Çeki, Turqi dhe së fundmi Shqipëri. Më shumë ndeshje i numëronte pikërisht me Odds në Norvegji ku pati edhe shkëlqimin e tij para se të transferohej te Sparta e Pragës.

PANORAMASPORT.AL













