Bonusi, për të kaluar situatën/ Vllaznia shpreson tek… atmosfera në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 23:55

Bonusi, për të kaluar situatën/ Vllaznia shpreson tek… atmosfera në stadium

Konfirmimi se ndeshja me Vorën, e vlefshme për javën e 14-të të Superiores do të luhet në shtëpi, duket se ka motivuar akoma më shumë skuadrën e Vllaznisë për t’u rikthyer tek fitorja. Kjo duket se ka shtuar akoma më shumë dëshirën dhe entuziazmin në radhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë.

VLLAZNIA

Dhe pavarësisht se në letër Vllaznia është vizitore, nuk do të jetë kështu në fushën e lojës. Pasi në shkallët e stadiumit do jenë shkodranët që do jenë në mbështetje të skuadrës së tyre. Kjo për të ndihmuar ekipin e Martinit që të kalojë momentin e vështirë në kampionat. E po ashtu humori në këtë fillim jave ka qenë në doza të larta pozitiviteti në radhët e shkodranëve.

Të cilët duhet të tregojnë edhe njëherë cilësitë e tyre në këtë edicion dhe të rikthehen në krye të tabelës së klasifikimit. Me skuadrën që sërish do të vuajë mungesat e disa lojtarëve, ku emra si Kallaku, Dros dhe Mala janë në dyshim serioz për të qenë pjesë e sfidës me Vorën. Megjithatë pavarësisht këtij fakti nuk ka justifikime për skuadrën shkodrane.

PANORAMASPORT.AL