“Bomba” e merkatos së janarit, Kevin Dodaj rikthehet në Superiore
Vllaznia ka arritur akordin me CSKA Sofien, për të rikthyer Kevin Dodajn në Superiore. “Panorama Sport” kishte paralajmëruar më parë, që CSKA Sofia kërkon ta largojë pasi nuk bën pjesë në llogaritë e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Në huazim ndërkohë, FIFA lejonte vetëm rikthimin te Vllaznia.

Kuqeblutë përfitojnë nga ky “okazion”, që u vjen në merkaton e janarit. Dodaj spikaste në edicionin e kaluar me Vllazninë, ndërsa rikthehet për të kontribuar me objektiv titullin kampion.
Disa ditë stërvitej me Vllazninë rreth tri javë më parë. Kështu ambientimi me ekipin e Edi Martinit nuk do të jetë aspak problem.
Sulmi i Vllaznisë bëhet i frikshëm për Superioren. Pretendentët kanë në përbërje lojtarë si Edon Murataj, Lirim Kastrati, Esat Mala, Bekim Balaj dhe Çarls Bismark. Tashmë u shtohet edhe Dodaj.
PANORAMASPORT.AL













