Bëjnë “ligjin” në Zvicër, 4 futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2018 | 13:35

Bëjnë “ligjin” në Zvicër, 4 futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të javës

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, duket se po rilind që pas transferimit  te skuadra e Grasshopers në kampionatin zviceran. 25-vjeçari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës, pas paraqitjes dinjitoze në sfidën ndaj St Gallen që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 2-1. Ajeti ishte një nga më të mirët në fushë dhe e ka merituar padyshim vendin në formacionin e javës.

Ajeti, Abrashi dhe Lenjani

Por mbrojtësi i Kombëtares kuqezi nuk është shqiptari i vetëm në formacionin më të mirë. Atje bëjnë pjesë edhe 2 mesfushorët Hekuran Kryeziu, Bastien Toma si dhe sulmuesi Demhasaj.

46887301_1448538078614180_3794682238277255168_n (1)

Dallohet qartë se si futbollistët shqiptarë janë duke bërë “ligjin” në kampionatin zvicerian. Kujtojmë që Ajeti nuk ishte i grumbulluar nga trajneri Panuçi për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Uellsit.