Barazimi ndaj Teutës, Nuhiu “driblon” penalltinë e kontestuar: Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 22:04

Barazimi ndaj Teutës, Nuhiu “driblon” penalltinë e kontestuar: Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, foli pas barazimin 1 me 1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”, në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku i skuadrës kryeqytetase deklaroi:

bandicam 2025-12-13 22-00-31-086

“Mua më takon pjesa taktike, dua të përgëzoj futbollistët për shpirtin e lojës. Mënyrë perfekte për sa i përket anës taktike. Më vjen keq për episodin e ndodhur, vlerësojeni vetë. Nuk dua të komentoj penalltitë apo arbitrat. Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë.

Normalisht e studiojmë kundërshtarin, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur Teutës, ishte sistemi që paraqitëm në fushë. Kjo më jep të drejtë, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment. Futbollistët ishin të kujdesshëm dhe e implementuan mirë sistemin, duke shfrytëzuar shpejtësinë, nga mënyra si mbuluan dhe si ishin të kujdesshëm, por edhe rikuperimet e topave”, u shpreh Nuhiu.

PANORAMASPORT.AL