AXHENDA E SUPERIORES/ Të gjitha në një ditë dhe orë, mësoni ndeshjet e javës që mund të vulosë fatin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2026 | 22:04

AXHENDA E SUPERIORES/ Të gjitha në një ditë dhe orë, mësoni ndeshjet e javës që mund të vulosë fatin e kampionatit

Abissnet Superiore është në fazën vendimtare. Java 33 e kampionatit do të luhet e gjitha në të njëjtën ditë dhe orë. Kështu 10 ekipe do të zbresin në fushë, pikërisht të shtunën e 2 majit prej orës 16:00.

axhenda superiore

Ndeshjet janë po ashtu vendimtare për fatet e sezonit. Dinamo pret Egnatian në stadiumin “Air Albania”. Vllaznia kërkon të rikthehet te fitorja, ndërsa pret Bylisin në shtëpi. Elbasani kërkon të ruajë kreun në transfertën e Vorës.

Një sfidë e rëndësishme për mbijetesën është ajo mes Teutës dhe Tiranës në Durrës. Partizani ndërkohë do presi Flamurtarin në Vlorë.

Humbja e Flamurtarit dhe fitorja e rivalëve për mbijetesë, do të vuloste rënien e vlonjatëve. Për këtë, sfida ndaj Partizanit është e një rëndësie të veçantë.

AXHENDA E ABISSNET SUPERIORE

2 maj 2026(E shtunë)

Ora 16:00

Vora – Elbasani

Vllaznia – Bylis

Teuta – Tirana

Partizani – Flamurtari

Dinamo – Egnatia (Stadiumi “Air Albania”)

PANORAMASPORT.AL