AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 23:49

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

Kampionati ka mbyllur sot javën e 18 të tij dhe gjysmën e parë të edicionit të rregullt, për të shkuar tashmë në pushimin e gjatë të këtij edicioni.

superiore

Skuadrat e Superiores do të jenë pushim sa i përket kampionatit në tre javët e ardhshme, për t’u kthyer përsëri në fushë në mesjavën e 14 janarit, me datat dhe oraret e sfidave që mbeten të përcaktohen më të detajuara nga FSHF.

Java e 19 do të dhurojë përballje shumë interesante, pasi do të ketë sfida direkte për katërshen e parë, si ato Teuta-Dinamo apo Vllaznia-Egnatia. Ka edhe një sfidë shumë të luftuar për mbijetesën, mes Bylisit dhe Tiranës. Ndërkaq, Elbasani pret Flamurtarin, kurse Partizani është “pritës në transfertë” ndaj Vorës, pasi në fakt me akordin mes palëve për shkëmbim stadiumesh, ndeshja do të luhet në impiantin e rikonstruktuar të debutuesve të Superiores.

JAVA 19

Partizani – Vora

Teuta – Dinamo

Vllaznia – Egnatia

Elbasani – Flamurtari

Bylis – Tirana

PANORAMASPORT.AL