AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati kthehet që të martën, java që mbyll fazën e parë dhuron edhe një derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2025 | 23:21

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati kthehet që të martën, java që mbyll fazën e parë dhuron edhe një derbi

Java e 9-të e Kategorisë Superiore është planifikuar nga FSHF që të zhvillohet gjatë mesjavës së ardhshme, me ndeshjet e ndara në dy ditë, mes të martës dhe të mërkurës.

superiore

Dy sfidat e të martës nisin me përballjen Bylis-Vora, e më pas vazhdojnë me atë mes Egnatias dhe Teutës në darkë. Dy ndeshje të cilat duken si përballje direkte mes ekipeve që luftojnë për të njëjtat objektiva në këtë sezon.

Ndërkohë, të mërkurën ndeshjet nisin në orën 17:00 me Flamurtari-Vllaznia në Vlorë. Më pas e kanë radhën duele shumë të ethshme, pasi Tirana pret Elbasanin dhe Dinamo pret Partizanin.

JAVA 9

28.10.2025
Bylis-Vora ora 14:00
Egnatia-Teuta ora 17:00

29.10.2025
Flamurtari-Vllaznia ora 17:00
Tirana-Elbasani ora 19:30
Dinamo-Partizani ora 19:30

PANORAMASPORT.AL