AXHENDA E SUPERIORES / Faza e katërt nis me duelin direkt për kreun, duelet në tre ditë mund të ndryshojnë edhe luftën për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 22:23

AXHENDA E SUPERIORES / Faza e katërt nis me duelin direkt për kreun, duelet në tre ditë mund të ndryshojnë edhe luftën për mbijetesë

Abissnet Superiore hyn në fazën më të nxehtë të saj, me duele të rëndësishme në xhiron e fundit të ndeshjeve. Dhe java e 28 nis pikërisht me një duel direkt për kreun e vazhdon më pas më një tjetër ku është në lojë mbijetesa.

Abissnet superiore

Sfidat sipas kalendarit të FSHF, janë të ndara në 3 ditë dhe e para është ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë, të cilat ndahen nga dy pikë në renditjen aktuale. Ndeshja luhet të premten në orën 19:00 në Rrogozhinë dhe një pjesë e fatit të Superiores varet nga ajo.

Të shtunën luhen dy ndeshje, duke filluar nga ajo delikate në orën 15:00 mes Tiranës dhe Bylisit, sfidë që mund të jetë vendimtare për mbijetesën. Në orën 18:00, në fushë zbresin Flamurtari dhe Elbasani, në përballje që ndikon të dy anët e klasifikimit.

Sa i përket të dielës, sfida e parë është ajo mes Vorës dhe Partizanit, në orën 15:00, për të vazhduar me Dinamo-Teuta që mbyll javën, një ndeshje ku ekipi që gabon, praktikisht e mbyll me ëndrrat për “Final Four”.

PANORAMASPORT.AL