Axhenda e javës së 10-të/ Superiorja rikthehet të dielën, spikat supersfida Egnatia-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2025 | 23:14

Axhenda e javës së 10-të/ Superiorja rikthehet të dielën, spikat supersfida Egnatia-Vllaznia

Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë ditën e diel, ku do të ngrejë siparin edhe java e 10-të.

axhenda superiore

Tirana-Bylis, do të jetë sfida e parë e javës së 10-të, në elitën e futbollit shqiptar. Ky duel do të startojë në orën 14:00 në “Selman Stërmasin”, teksa e diela kulmon në orën 17:00, me dy duelet, Flamurtari-AF Elbasani si dhe Dinamo-Teuta, që është planifikuar të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Kjo javë mbyllet ditën e hënë. Në “Arenën e Demave”, prej orës 17:00, Vora mat forcën ndaj Partizanit, në një duel ku të dyja skuadrat duken të etura për pikë. Po të hënën në orën 17:00, luhet në “Arenën Egnatia”, supersfida mes kampionëve në fuqi të Egnatias dhe kryesuesve të Vllaznisë.

AXHENDA E JAVËS SË 10-TË

E DIEL 02.11.2025

TIRANA-BYLIS ORA 14:00 “Selman Stërmasi”

DINAMO-TEUTA ORA 17:00 “Elbasan Arena”

FLAMURTARI-AF ELBASANI  ORA 17:00 “Stadiumi Flamurtari”

E HËNË 03.11.2025

EGNATIA-VLLAZNIA ORA 17:00 “EGNATIA ARENA”

VORA-PARTIZANI ORA 17:00  “ARENA E DEMAVE”

PANORAMASPORT.AL