Asnjë stol në stadiumin e Tërbunit, ja çfarë duhet për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2015 | 17:08

Asnjë stol në stadiumin e Tërbunit, ja çfarë duhet për Superioren

terbuniDitën e djeshme, një përfaqësi e FSHF-së në lidhje me licencimin e stadiumeve, ka parë gjendjen aktuale që ka stadiumi “Ismail Xhemali” në Pukë. Duke qenë se sezonin tjetër Tërbuni do të jetë pjesë e Superiores, stadiumi duhet të plotësojë disa kritere për t’i zhvilluar ndeshjet në shtëpi.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe disa nga kriteret që duhet të plotë- sojë ky stadium, që të mund të jetë i gatshëm për të pritur një ndeshje të Tërbunit në Superiore. Problemi i parë është me kushtet në dhomat e zhveshjeve. Një nga kushtet që duhet përmirësuar, për të certifikuar këtë stadium si të pranueshëm për një ndeshje Superioreje. Së dyti, nuk ka asnjë stol dhe i gjithë stadiumi ka vetëm shkallë që duhet të pajisën me stola, si në tribunë, ashtu edhe në pjesën e tribunës përkarshi.

Një tjetër element që duhet përmirësuar në këtë stadium, është edhe ai i sigurisë. Rrethimi i stadiumit duhet të plotësojë sigurinë e mjaftueshme, në mënyrë që të mund të zhvillohet një ndeshje e vlefshme për Kategorinë Superiore. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se është njoftuar që të mund të plotësojë këto afate sa më shpejt, por diç- ka është e sigurt: stadiumi do të mund të licencohet vetëm në momentin kur të plotësohen këto kushte të nevojshme. Pas këtij hapi, Tërbuni do të jetë në gjendje për të zhvilluar një ndeshje të Superiores në atë stadium, në të kundërt jo!