Askush nga tifozët nuk di asgjë, FSHF zbulon ndeshjen “sekrete” te stadiumi i Tiranës
As Tirana dhe as Kukësi nuk kanë njoftuar, që sot do të luajnë një ndeshje miqësore. Këtë takim miqësor e ka zbuluar FSHF përmes aplikacionit të saj.

Kështu Tirana do të presë Kukësin, pikërisht prej orës 11:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky takim vlen për Kukësin, që po përgatit sfidën ndaj Butrintit.
Verilindorët ranë në Kategorinë e Dytë, por Bylisi B u bë shkak që FSHF t’u jepte edhe një mundësi tjetër. Finalja e “play out” vendos nëse Kukësi ose Butrinti do jenë pjesë e Kategorisë së Parë në edicionin e ardhshëm.
Si Kukësi edhe Butrinti u mposhtën nga Bylisi B. Rënia e Bylisit nga Abissnet Superiore në Kategorinë e Parë, bëri që çdo gjë të ndryshonte. Sfida finale është programuar më 28 maj te stadiumi “Arena Egnatia”.

PANORAMASPORT.AL













