Arrihet marrëveshja mes palëve, ja sa përfiton Tirana nga shitja e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2025 | 23:10

Arrihet marrëveshja mes palëve, ja sa përfiton Tirana nga shitja e sulmuesit

Ualid Zharmuni është shfaqur së fundmi me fanellën e Hajduk Split dhe duket se në këtë ekip do të militojë në sezonin e ri futbollistik.

zharmuni

25-vjeçari ishte golashënuesi kryesor i Tiranës, ndërsa “Panorama Sport” mëson se klubi kroat ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Më saktë, palët kanë mbyllur në parim transferimin në Kroaci për shifrën e 300 mijë eurove. Gjithsesi, ende nuk ka një vendim final. Tirana pretendonte të merrte të paktën 500-600 mijë euro nga ky operacion, ndërsa kishte caktuar një çmim për Zharmuninë.

Te bardheblutë, nuk donin ta shisnin sulmuesin pa të paktën 400-450 mijë euro dhe kjo kishte bllokuar një lëvizje të tij në një skuadër tjetër, por duket se 26 herë kampionët janë dorëzuar dhe do ta lëshojnë për 300 mijë euro. Francezi shënoi 13 gola në kampionat, ku dhe asistoi dy të tjerë.

Vlera në “Transfermarkt” e Zharmunit është 350 mijë euro, shifër kjo që është më e larta në skuadrën e kryeqytetasve. Më parë, francezi ka spikatur me golat e tij te Progres Niederkorn në Luksemburg. Karriera e tij ndërkohë ka filluar në Francë, ku luajti rreth 5 vite. Edhe Mahamadu Dembele kërkohet në Austri, Turqi, si dhe ka interesim nga skuadrat skandinave. Vlera e Dembelesë shkon në 250 mijë euro.

PANORAAMASPORT.AL