Alarm para Polonisë! Situatë e pazakontë te Kombëtarja, dëmtohet edhe qendërsulmuesi i tretë për Silvinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 23:23

Alarm para Polonisë! Situatë e pazakontë te Kombëtarja, dëmtohet edhe qendërsulmuesi i tretë për Silvinjon

Kombëtarja shqiptare po përballet me një situatë të pazakontë, sa i përket dëmtimeve. Ndeshja me Poloninë është vetëm dy javë larg dhe tre qendërsulmues nuk janë stërvitur me ekipet respektive për shkak të shqetësimeve.

Screenshot 2026-03-11 155148

Bëhet fjalë për Armando Brojën, Mirlind Dakun dhe së fundmi Rei Manajn. Sivapori njoftoi se Manaj ka një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Situata është mjaft shqetësuese, duke qenë se të tre ftoheshin nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e vitit 2025. Broja ndërkohë është drejt rikuperimit, por mungon informacioni shtesë për Manajn dhe Dakun.

PANORAMASPORT.AL