Postuar: Maj 4, 2025 | 9:09
A do të jetë këtë herë Bregu në fushën e lojës? Si pritet të rreshtohet Dinamo kundër Vllaznisë
Dinamo pritet të jetë ajo e Kupës, me ndonjë ndryshim të vogël që do të bëjë Ilir Daja. Dilema e parë është ajo e Dejvi Bregut, nëse do të jetë apo jo në fushën e lojës, me Vilën, i cili mund të bëjë pozicionin e vlonjatit.
Dilema tjetër është mesi i fushës, me Qefalijan, i cili është në dyshim, pas dëmtimit në kupë. Në vendin e tij mund të luajë Gudjabi ose Jonuzi. Nga ana tjetër, sulmi është i plotësuar me Mandela-Zabërgja, ndërsa lëvizje të vogla mund të ketë edhe në mbrojtje, ku Dita mund të aktivizohet nga minuta e parë.
Gjithsesi, Daja ka edhe të shtunën në dispozicion për të vendosur 11-shen anti-Vllaznia.
PANORAMASPORT.AL













