ZYRTARE/ Vazhdon puna te Dinamo për sezonin e ri, një brazilian firmos me “Blutë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 17:50

ZYRTARE/ Vazhdon puna te Dinamo për sezonin e ri, një brazilian firmos me “Blutë”

Dinamo ka siguruar një tjetër lojtar për sezonin e ri. 18-herë kampionët e Shqipërisë firmosën sot me mesfushorin e avancuar Diogo Armando Lopes Da Silva (Maranjo) për 3 vite.
118627600_10164240130680416_5550930414365342_n
Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të “Bluve”. I pranishëm në prezantimin e 25-vjeçarit ishte dhe administratori i Dinamos Ermal Barushi.

Maranjo ka luajtur vetëm në atdhe me skuadrat e Deportiva-ES dhe Makaes.

Me marrjen në drejtim të Dinamos nga Marko Pontreli, drejtuesit duan “Blutë” të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas 9 vitesh.

Njoftimi i Dinamos

✍? Zyrtare/ Diogo Armando Lopes Da Silva (Maranhão) firmos për 3 vitet e ardhshme me Dinamon.
25-vjeçari Brazilian ka mbërritur mbrëmë në orët e vona në kryeqytet.
Ditën e sotme, në praninë e administratorit të klubit, z.Ermal Barushi, ai ka firmosur kontratën që e lidh për tre sezone me fanellën Dinamovite dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Cammarata.
Diogo Maranhão luan si mesfushor trekuartist dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar si në ekip ashtu edhe në kampionatin tonë.
FK Dinamo i uron sezon të mbarë dhe suksese me fanellën Blu!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"