ZYRTARE/ Tjetër largim nga Kukësi, sulmuesi firmos me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2020 | 19:01

ZYRTARE/ Tjetër largim nga Kukësi, sulmuesi firmos me skuadrën e re

Markovanbasten Çema nuk është më një lojtar i Kukësit. Nga sezoni i ardhshëm, sulmuesi do të jetë pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë.

marko van basten cema

Shijakasit e kanë zyrtarizuar afrimin e Çemës në skuadër në mesnatë, teksa shihet si një afrim me peshë për Kategorinë e Parë. 22-vjeçari nuk kishte shumë minuta te Kukësi dhe për këtë arsye zgjodhi të largohej në një skuadër ku do të gjente më shumë hapësira.

Çema u bashkua me Kukësin verën e kaluar, por për shkak të konkurrencës së madhe nuk ka marrë shumë minuta me verilindorët.A271B73D-ED43-4A27-8BE9-0AAD40999CF7

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"