ZYRTARE/ S’ka dilema, futbollisti i Vllaznisë prezantohet te skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 13:56

ZYRTARE/ S’ka dilema, futbollisti i Vllaznisë prezantohet te skuadra e Kategorisë së Parë

Oriku ka arritur akordin me Eraldo Dedën. “Panorama Sport” e paralajmëroi pak ditë më parë transferimin e talentit shkodran në Vlorë. Ai ishte në provë në fazën përgatitore të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë dhe duket se ka bindur trajnerin, Arlind Rustemi, ndaj edhe i është ofruar një kontratë. Ai u prezantua dje nga vetë administratori i klubit, Muharrem Jazaj.

Dede Oriku

Mesfushori 20-vjeçar që përshtatet edhe në sulm, është pjesë e akademisë së Vllaznisë. Në sezonin e fundit luajti me Tërbunin e Pukës, duke fituar edhe eksperiencën e nevojshme për Kategorinë e Parë. Numri zyrtar i afrimeve te bregdetarët shkon në 18, duke e transformuar totalisht këtë ekip.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"