VIDEO/ Dedikimi special i Alban Hoxhës, Çiljeta përlotet në “Ferma VIP”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2024 | 22:06

VIDEO/ Dedikimi special i Alban Hoxhës, Çiljeta përlotet në “Ferma VIP”

Pak orë para spektaklit një dron ka mbërritur në “Ferma VIP”. Ka qenë Çiljeta fermerja që është surprizuar. Një dron i ardhur nga partneri i saj, portieri i Partizanit, Alban Hoxha, e ka përlotur këngëtaren. 

900-0-667aeaca5e18d28f0ba6eef86582ec80

Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj, Albani, pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar. 

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Alban”,- tha Çiljeta. 

900-0-1714760662xdroni-348

Këngëtarja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke shprehur dashurinë partnerit të saj. 

“Alban, ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”,- u shpreh Çiljeta. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"