ZYRTARE/ Rezultatet negative në javët e para, trajneri largohet nga skuadra shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:44

ZYRTARE/ Rezultatet negative në javët e para, trajneri largohet nga skuadra shqiptare

Bujar Islami nuk është më trajner i Renovës. Pas rezultateve aspak pozitive në këtë fillim sezoni, trajneri ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit.

ISLAMI

Në 12 javët e para, Renova ka grumbulluar vetëm 8 pikë në kampionatin maqedonas dhe për këtë arsye trajneri Islami ka vendosur të largohet,duke dhënë dorëheqjen.

Tashmë drejtuesit  Renovës kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Islamit, me shpresën se me ndërrimin e trajnerit do të ndryshojnë edhe rezultatet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"