Zyrtare! Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Elton Marini largohet nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 19:48

Zyrtare! Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Elton Marini largohet nga Partizani

Elton Marini nuk është më drejtori sportiv i Partizanit dhe diçka e tillë është konfirmuar nga vetë klubi i kuq ditën e sotme. Ashtu sicc “Panorama Sport” raportoi dje, Elton Marini dhe Partizani kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

elton marini

Marini u emërua si drejtor i Partizanit verën e shkuar dhe arriti të fitonte titullin kampion me të kuqtë teksa largohet para se skuadra të nisë përgatitjet për Kupat e Europës. Tashmë, mbetet të shihet se kush do të marrë postin e drejtorit sportiv te të kuqtë

NJOFTIMI I KLUBIT

“FK Partizani njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me Drejtorin Sportiv, Elton Marini. Partizani falënderon Marinin për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm ku Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë. Bashkëpunimi i Partizanit me  Marinin do të vazhdojë në forma të tjera.”

opartizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"