ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë pa “frena” në merkato, prezanton brenda një ditë tre lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2022 | 14:35

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë pa “frena” në merkato, prezanton brenda një ditë tre lojtarë

Oriku ditën e sotme ka prezantuar tre lojtarë të rinj.

291794758_2825819267726777_7438808203701621561_n

Klubi ku nga sezoni i ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë ka firmosur me Gerist Malkon, Aleksandër Dalanajn dhe Fjoralb Deliajn.

Të tre lojtarët vijnë nga Labëria, njësoj si trajneri i ri Arlind Rustemi.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Orikut me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen të tre futbollistëve.

or

NJOFTIMI I KLUBIT TË ORIKUT –

“K.F Oriku prezanton tre prurjet e reja, Gerist Malko, Aleksandër Dalanaj dhe Fjoralb Deliaj, të cilët kanë firmosur kontratën për sezonin e ri futbollistik. Këto ditë priten dhe rinovimet e firmave të lojtarëve të tjerë.”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"