ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë bën merkato te Partizani, firmos me talentin 21-vjeçar 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2023 | 20:15

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë bën merkato te Partizani, firmos me talentin 21-vjeçar 

Skuadra e Butrintit vjen me ambicie serioze këtë sezon. Pas emërimit të Neritan Novit në krye të pankinës, sarandiotët, janë duke punuar edhe për merkaton, teksa ditën e sotme ka firmos portieri Forald Hoxha.  

PARTIZANI HOXHA

21-vjeçari do të jetë pjesë e Butrintit për sezonin 2023-2024, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë klubi. Hoxha ka qenë pjesë e Partizanit për tre sezone duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit për ekipin U21.  

Gardiani i talentuar pritet të jetë një vlerë e shtruar për skuadrën sarandiote që do të synojë rikthimin në Kategorinë e Parë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"