ZYRTARE/ Flamurtari bën një tjetër goditje në merkato, firmos mesfushori i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2023 | 22:30

ZYRTARE/ Flamurtari bën një tjetër goditje në merkato, firmos mesfushori i Superiores

Flamurtari vazhdon të jetë aktiv në merkaton e verës dhe së fundmi ka zyrtarizuar një tjetër mesfushor nga Superiorja. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Marko Kriviçiç.

KRIVICIC

Lajmi i publikuar ditën e djeshme ekskluzivisht nga “Panorama Sport”, është zyrtarizuar sot nga vetë klubi vlonjat. Klubi dhe futbollisti kanë arritur akordin dhe ditën e sotme është zyrtarizuar transferimi i tij. Në Superiore, Kriviçiç ka luajtur me fanellën e Erzenit ndërkohë që për shumë kohë ka luajtur në kampionatin Slloven me skuadra si Tabor, Koper e Dekani.

“Marko Krivicic  eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.

Emri: Marko

Mbiemri: Krivicic

Datëlindja: 30 Korrik 1996

Pozicioni: Mesfushor Qender

Karriera :

2023 – Flamurtari F.C

2022 – 2023 KF Erzeni ( Shqiperi )

2018 – 2022  NK Tabor Sezana ( Slloveni )

2017 – 2018 NK Dekani ( Slloveni )

2016 – 2017 FC Koper ( Slloveni )

2015 – 2016 Bologna FC 1909 ( Itali )

2014 – 2015 FC Koper ( Slloveni )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruan klubi vlonjat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"