ZYRTARE/ E konfirmon Partizani, Jasir Asani transferohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 11:37

ZYRTARE/ E konfirmon Partizani, Jasir Asani transferohet te skuadra e re

Jasir Asani është zyrtarisht futbollisti i Aik Stokolm. Lajmi konfirmohet nga klubi i Partizanit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit tek AIK në merkaton e janarit, ndërkohë që klubi suedez do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Asani Partizani

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

ZYRTARE
JASIR ASANI TRANSFEROHET TE AIK STOKOLM

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez. 

Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin. Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

Zyrtare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"