ZYRTARE/ Afrime të rëndësishme në merkato, Shkumbini i Stavri Nicës prezanton 3 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 22:29

ZYRTARE/ Afrime të rëndësishme në merkato, Shkumbini i Stavri Nicës prezanton 3 futbollistë

Shkumbini nuk ndalet në merkato! Pas prezantimit të trajnerit Stavri Nica, klubi peqinas nuk ka humbur kohë për të prezantuar 3 lojtarë brazilianë, që duket se do të rrisin ndjeshëm cilësitë në skuadër.  

SHKUMBINI AFRIMET

Bëhet fjalë për Bruno Ernandes da Silva Lemos, Karlos Gabriel Gregorio Teikseira dhe Abner Leao Dos Santos. 3 “dhurata” këto nga presidenti Ali Kasa, për trajnerin e sapo emëruar Stavri Nica. 

Duket se në këtë fazë të dytë skuadra e Shkumbinit, do të jetë një “kockë” e fortë, duke pretenduar ngjitjen në Kategorinë e Parë.  

NJOFTIMI I KLUBIT:

Shkumbini : Në peqin ka revolucion. Prezantohen tre afrime cilësore
Pasi që mbyllën me sukses operacioni Nica për pankinën e tyre presidenti Ali Kasa ka realizuar edhe tre goditje të rëndësishme në merkato.
⚽️ Në vijë e sulmit Bruno Ernandes da Silva Lemos i ditëlindjes 01.07.1999 i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit të Victoria Guimares në Portugali Në mesfushë janë afruar dy lojtarë
⚽️ Carlos Gabriel Gregorio Teixeira 25 vjeçari i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit të Devollit dhe tashmë do të luajë për Shkumbinin si dhe
⚽️ Abner Leao Dos Santos 28 vjeçar i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit të Elbasanit në Shqipëri si dhe me ekipin e Flamengos në brazil.
? Këto përforcime pritet të rritin cilësinë në ekipi Peqinas të cilët synojnë rikthimin në kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm


  PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"