Zilxhoviç pranon humbjen: Skënderbeu dominoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 21:33

Zilxhoviç pranon humbjen: Skënderbeu dominoi

Adnan Zilxhoviç e ka pranuar me qetësi humbjen e sotme kundër Skënderbeut. Trajneri boshnjak i Bylisit ka pasur vetëm një ankesë për golin e parë, pasi pretendon se loja duhej ndalur para se të jepej penalltia.zilxhovic“Nuk menduam për ndeshjen kundër Teutës, ne erdhëm për rezultat pozitiv në Korçë, por golin e parë e dhuroi arbitri dhe më pas Skënderbeu e kontrolloi ndeshjen, dominoi dhe meritoi të fitonte.

Bëra edhe unë gabime sot, marr përgjegjësinë që më takon. Jam i kënaqur nga lojtarët që kam. Çdo ndeshje tani është betejë, shpresojmë ta arrijmë objektivin”, u shpreh Zilxhoviç për ‘Supersport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"