Zbulohet plani i bujshëm, Gjermania gati ta presë Klopin një vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 21:10

Zbulohet plani i bujshëm, Gjermania gati ta presë Klopin një vit

Lajmi se Jyrgen Klop mund të marrë postin e trajnerit të Gjermanisë pas “Euro 2024” është rikthyer edhe njëherë. 56- vjeçari e ka zyrtarizuar largimin e tij nga “Anfield” pas 9 vitesh këtë verë dhe po planifikon të pushojë të paktën për një vit.

Untitled-design-30

Ndërkohë që Gjermania shkon në Europianin e kësaj vere me Julian Nagelsmanin në krye. Por pasi Ksabi Alonso refuzoi punën e Bajernit dhe Liverpulit për të qëndruar në kampionët e Bundesligës, Leverkuseni, skuadra bavareze po i drejtohet opsioneve alternative.

Nageslman, i cili u shkarkua nga klubi pak më shumë se një vit më parë, tani është favorit për të bërë një rikthim shokues te ish-punëdhënësit e tij.

Dhe gazetari Fabricio Romano pretendon se nëse ai largohet nga kombëtarja gjermane pas Europianit, shefat e Federatës Gjermane të Futbollit duan ta zëvendësojnë atë me Klopin. Ata janë gati t’i japin legjendës së Liverpulit një vit pushimi, që ta pranojë rolin në 2025, me ndihmësin e Nagelsmanit, Sandro Vagner, që mund të qëndrojë në stol deri atëherë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"