“Rëndësi ka ecuria e ekipit”, Klevi Totoshi pas ndeshjes me Vorën: Ky është takimi im i 10-të pa pësuar gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 20:42

“Rëndësi ka ecuria e ekipit”, Klevi Totoshi pas ndeshjes me Vorën: Ky është takimi im i 10-të pa pësuar gol

Elbasani fitoi 2-0 përballë Vorës në “Elbasan Arena”, takim i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë së Parë. Një nga protagonistët kryesorë jo vetëm të kësaj ndeshjeje por edhe të të gjithë sezonit të verdhebluve është portieri Klevi Tetoshi. Pas përfundimit të ndeshjes ai dha një intervistë ku tha gjithashtu edhe një statistikë tepër të rëndësishme që e realizoi në këtë ndeshje:

bandicam 2024-04-29 20-41-52-597

Ishte një ndeshje mjaft e luftuar. Ka rëndësi ecuria e ekipit, kjo është ndeshja ime e 10 pa pësuar gol dhe kjo është një statistikë e mirë për sa i përket portierëve.

Tifozët janë mbështetja jonë më e madhe, jam i sigurt që ndeshjen e radhës do të jenë edhe më shumë sepse ata janë shtysa jonë.

Kjo punë ka gjithmonë një gjë që mund të bësh më mirë, por në fund të ditës nuk kam asnjë peng sepse jam stërvitur mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"