Zbulohen prapaskenat, trajneri i njohur italian iu vetofrua Barcelonës për të zëvendësuar Valverden

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 19:26

Zbulohen prapaskenat, trajneri i njohur italian iu vetofrua Barcelonës për të zëvendësuar Valverden

Masimiliano Alegri iu vetofrua Barcelonës për t’u bërë trajner në orët që po diskutohej largimi i Ernesto Valverdes. Ish-numri një i Juventusit dhe Milanit është pa skuadër dhe disa prej njerëzve të besuar të tij kanë pasur bisedime me drejtuesit katalanas dhe kanë hedhur si ide mundësinë që Alegri të marrë drejtimin e skuadrës. 

masimiliano alegri1

Për momentin ai u refuzua dhe nuk shihej si i duhuri, për shkak të gjuhës dhe shumë elementeve të tjera. Italiani nuk ishte fare i përfshirë në diskutimet që bënë drejtuesit dhe krerët më të lartë të klubit katalanas për pasardhësin e Ernesto Valverdes. Masimiliano Alegri me shumë mundësi do të rikthehet në stol për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"