Zbulohen prapaskenat te Juventusi/ Nëse Alegri konfirmohet, Xhuntoli i detyron skemën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:22

Zbulohen prapaskenat te Juventusi/ Nëse Alegri konfirmohet, Xhuntoli i detyron skemën

Te Juventusi janë të lodhur që të luajnë në pritje dhe të tentojnë fitoret me kundërsulm. Kështu që nëse situata e stolit këtë verë do të shohë konfirmimin e Alegrit, drejtori sportiv, Kristiano Xhuntoli, do t’i urdhërojë livornezit që të ndryshojë strategji dhe ideologji loje.

auto_xhuntoli-alegri1712146834

Për një Juve që me shumë mundësi do të rikthehet në Champions ideja është ajo e një lënie në harresë të 3-5-2 shumë difensiv dhe kalimi në një 4-3-3, ose 4-2-3-1. Te “Zonja e Vjetër” ka ardhur koha që të vihet në fushë i gjithë potenciali i skuadrës, ndryshe më kot që ajo rrit e investon në talente, që më pas shihen të shkëlqejnë diku tjetër në huazim, apo të luajnë vetëm pak minuta si në rastin e Jildizit.

xhuntoli atalanta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"