Vllaznia pritet të shesë dy talente në janar

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 16, 2014 | 20:09

Vllaznia pritet të shesë dy talente në janar

Kruja dhe Sosa te VllazniseGaranci për rrogat, premtime për pre mio, si edhe strategji për shitje lojtarësh. Janë këto disa nga vendimet kryesore që janë trajtuar në mbledhjen e zhvilluar dje në zyrën e kryebashkiakut Lorenc Luka. Në takim, të pranishëm, veç 5 anëtarëve të bordit drejtues, ishin po ashtu edhe administratori Neritan Kalamishi, si dhe drejtori sportiv Armir Grima. Aty është diskutuar për shumë tema duke nisur nga situata aktuale, ndeshja e radhës me Partizanin, merkatoja dhe buxheti për 2015- ën. Gazeta zbulon se gjatë mbledhjes, Luka u ka bërë me dije të pranishmëve se Bashkia ka miratuar rreth 75 milionë lekë të vjetër. Parà këto që do të përdoren në këtë fundvitit për rrogat e futbollistëve, po ashtu edhe për shpenzime të tjera.

Talentet I pari që mund të largohet në janar është Ardit Krymi. Mesfushori pritet që të shitet me një shumë që te Vllaznia e quajnë “astronomike”. Krymi ka treguar një nivel të lartë në ndeshje, ndaj menjëherë ka ngjallur interes për menaxherët. Pista më e mundshme për Krymin mund të jetë ndonjë skuadër në kampionatin italian. Krymi nuk është i vetmi. Mund të largohet edhe mbrojtësi i U-19, Esin Hakaj. Për shkodranin po ashtu kanë shfaqur interes disa ekipe italiane dhe me shumë mundësi edhe ai në muajin janar mund të shitet, po ashtu me një shumë mjaft të lartë. Në rast se Vllaznia arrin të bëjë këto dy lëvizje, atëherë arkat e klubit do të jenë të mbushura mirë.





www.minuta90.com