“Vllaznia ka lojtarë të rinj që do t’i japin shumë bukuri Superiores”, Andi Lila: Shkodranët nuk duhet të gabojnë më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 22:15

“Vllaznia ka lojtarë të rinj që do t’i japin shumë bukuri Superiores”, Andi Lila: Shkodranët nuk duhet të gabojnë më

Ish-futbollisti i kombëtares dhe Tiranës Andi Lila beson se lojtarët e rinj në moshë të Vllaznisë do t’i japin në të ardhmen akoma më shumë bukuri kampionatit shqiptar. Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, ish-mesfushori vlerësoi Tiranën pas fitores ndaj shkodranëve 1-2 në “Loro Boriçi”.
lila
Për sa i përket garës për titullin kampion, Lila theksoi se Vllaznia nuk duhet të gabojë më në mënyrë që të mos dalë nga gara.

“Fitorja e Tiranës ndaj Vllaznisë do jetë një shtysë e fortë për të gjithë futbolistët e Tiranës që të luftojnë akoma më shumë. Tani Janë rikthyer të dëmtuar. Ka një bazë shumë të mirë. Di të prodhojë futboll.

Në ‘Loro Boriçi’ ka gjithmonë nivel, më pëlqyen disa futbollistë. Vllaznia-Tirana është  një reklamë për kampionatin tonë, ishte shumë ‘fair play’. Kur u etiketua Vllaznia si pretendente për titullin, e ndjeva pak problemin se tani i duhen lojtarët me eksperiencë. Ka lojtarë të rinj që në ardhmen do t’i japin shumë bukuri kampionatit shqiptar. Vllaznia kishte luksin të gabonte 1-2 ndeshje, por pas ndeshjes me Tiranën nuk mund të gabojë më”, u shpreh Andi Lila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"