VIDEOLAJM/ Nis shtrimi i tapetit në stadiumin “Niko Dovana”, ja si duket bari i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 14:31

VIDEOLAJM/ Nis shtrimi i tapetit në stadiumin “Niko Dovana”, ja si duket bari i ri

Teuta prej shumë ndeshjesh ka “shtegtuar” në disa stadiume të ndryshme për të zhvilluar takimet e saj si skuadër pritëse për shkak se fusha e stadiumit “Niko Dovana” ka qenë duke u rikonstruktuar.

NI

“Panorama Sport” ka siguruar pamjet aktuale të fushës së stadiumit të skuadrës kampione aktuale të Shqipërisë ku shihet se ka nisur dhe shtrimi i tapetit të ri.

Nuk dihet ende zyrtarisht një datë kur fusha pritet të jetë gati, por ka pak shanse që ekipi durrsak të luajë ndeshjet e saj brenda në shtëpi që në muajin dhjetor.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"