VIDEO/ Zhiru mjafton në shtëpinë e Juventusit, Milani siguron Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 0:00

VIDEO/ Zhiru mjafton në shtëpinë e Juventusit, Milani siguron Ligën e Kampioneve

Milani ia ka dalë të sigurojë biletën për në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm falë një fitoreje minimale 1-0 në fushën e Juventusit.

juve milan

Një gol i Olivier Zhiru në fundin e pjesës së parë të sfidës, bëri të mundur që kuqezinjtë të siguronin këtë sukses, përballë vendasve të cilët bënë pak për të rrezikuar portën e Menja, i vëmendshëm në çdo goditje drejt tij.

Kështu, në fund të 90 minutave, Milani siguroi garancinë matematikor që do të ishte në turneun më të rëndësishëm për klube edhe në edicionin e ardhshëm, teksa la Juventusin në vendin e 7 në klasifikimin e Serisë A.

JUVENTUS-MILAN 0-1
40′ Zhiru

asddsadadadasdas

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Milanit. 

90’+3’ Pas një goditje standarte, Danilo gjen devijimin duke çuar topin drejt portës, por një mbrojtës largon sferën para se të kalojë vijën fatale.

84’ Një harkim nga e majta gjen në anën tjetër të zonës së Milanit Rabio, i cili gjuan me kokë, pa gjetur katërkëndorin e Menja.

78’ Rafael Leao provon me zbritjen e tij të zakonshme nga e majta, hyn në zonë dhe gjuan, duke fluturuar topin mbi traversë.

71’ Selemakers shfaqet në zonë dhe gjuan nga e djathta, por gjen përgjigjen me këmbë të Sheznjit i cili i mohon golin.

63’ Di Maria dhe Kostiç i lënë vendin në fushë Paredes dhe Milik.

62’ Zhiru provon me një goditje dënimi ballore, harkimi me të majtën nuk i bindet lojtarit dhe topi fluturon shumë lart mbi traversë.

55’ Rabio tenton vetë me një gjuajtje të fortë nga distanca, Menja e ka të lehtë të ndalë topin.

52’ Kieza nga e majta harkon në shtyllën e dytë për Rabio, por ky i fundit nuk arrin kontaktin me topin që shkon në fundore.

46’ Rinis sfida në “Allianz Stadium”.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 për Milanin pjesa e parë e ndeshjes.

40’ GOOOL MILAN! Pas një harkimi nga e djathta të Kalabria, Zhiru me kokë gjuan dhe mposht Sheznjin.

39’ Mesias merr topin në hyrje të zonës, tenton nga një pozicion ballor, por sfera devijohet në kurrizin e Kostiç dhe del jashtë.

32’ Gjuajtje nga jashtë zonës e Kin, Menja pret pa shumë probleme.

25’ Kundërsulm i shpejtë i Juventusit me Kin, i cili pason për Di Marian por gjuajtja e argjentinasit është tërësisht e gabuar .

22’ Mesias harkon në zonë ku Tonali provon me kokë pa gjetur portën.

13’ Vjen rasti i parë i rrezikshëm para portës së Milanit, me një gjuajtje të Kuadrados, por sfera grushtohet nga Menja.

12’ Mesias tenton nga e djathta me një gjuajtje të shpejtë, por nuk befason dot Sheznjin duke çuar topin në duart e tij.

5’ Kombinime të futbollistëve të Milanit pranë zonës së Juventusit. Zhiru, Leao dhe Brahim Diaz mundohen të gjejnë hapësirë për të gjuajtur, por nuk ia dalin të vënë në vështirësi Sheznjin.

1’ Nis takimi në “Allianz Stadium”.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS: Shezni, Gati, Bremer, Danilo, Kuadrado, Lokateli, Rabio, Kostiç, Di Maria, Ken, Kieza.

Trajner: M. Alegri

MILAN: Menja, Kalabria, Çau, Tomori, Teo Hernandez, Tonali, Kruniç, Mesias, Diaz, Leao, Zhiru.

Trajner: S. Pioli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"