VIDEO/ Xhoshua nuk njeh rival, mposht rusin në 7 raunde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 11:07

VIDEO/ Xhoshua nuk njeh rival, mposht rusin në 7 raunde

Antoni Xhoshua vazhdon të jetë kampion bote. Ai ka arritur të mbrojë titujt IBF, WBO dhe WBA kundër rusit Aleksandër Povetkin. Ky duel u zhvillua në stadiumin “Uembli” të Londrës. Britaniku nuk e pati të lehtë përballë rusit, por në raundin e shtatë ai ka arritur ta mposht me “KO”

418099_TS_22-09-18_3084819722_

Povetkin e domonoi Xhoshuanë në 2 raundet e parë, por kampioni i botës u “ngjall” pas raundit të katërt. Në raundin e 7-të britaniku e hodhi 2 herë në tapet rivalin. 90 mijë të pranishmit përshëndetën me brohorima Xhoshuan.

Ky i fundit numëron 22 fitore në po kaq përballje, ndërsa për rusin Povetkin kjo ishte humbja e dytë në karrierë, pasi ai numëron edhe 34 fitore. Më poshtë video:


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"