VIDEO/ Vllaznia ndalet përsëri, Erzeni befason shkodranët brenda në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 23:57

VIDEO/ Vllaznia ndalet përsëri, Erzeni befason shkodranët brenda në “Loro Boriçi”

Vllaznia barazoi 1-1 me Erzenin brenda në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të, të Abissnet Superiore. Një lojë mjaft e bukur nga të dyja ekipet, të cilat prodhuan shumë raste për shënim dhe ku mund të themi se barazimi ishte rezultati më i drejtë, me atë çka prodhuan në fushën e lojës.

vllaznia erzeni

Tani me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Egnatias, ndërsa Erzeni vazhdon luftën për mbijetesë i renditur në vendin e nëntë me 28 pikë.

VLLAZNIA-ERZENI 1-1

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja në barazpeshë, skuadrat dalin me nga një pikë nga “Loro Boriçi”.

90+2′ Del Zeka për t’i lënë vendin Ademit.

90′ Gjyqtari akordon 5 mnuta shtesë

87′ Shkodranët nuk përfitojnë dot nga rrëmuja në zonë duke lejuar shijakasit të largojnë topin.

87′ Karton i verdhë për Mihanën.

84′ Zëvendësim në radhët e shijakasve, del Peposhi për t’i lënë vendin Kacbufit.

80′ Sala depërton bukur në zonë dhe godet, por ndalet nga kapiteni Sadiki. Shkodranët pretendojnë se e preku topin me dorë por gjyqtari nuk akordon asgjë. (VIDEO)

76′ Del nga fusha e lojës Blazeviç për Marzouk për miqtë.

74′ Juriç i pakalueshëm sonte, bën një ndërhyrje të mrekullueshme ndaj Mihanës, duke ju mohuar avancimin shijakasve.

72′ Fantastik Kristi Qarri. Portieri shkodran bën 2 pritje të mrekullueshme duke ua mohuar golin vizitorëve. (VIDEO)

67′ Shkodranët ekzekutojnë një goditje dënimi, topi devijohet dhe përfundon në shtyllë. (VIDEO)

63′ Provon edhe Alivoda, goditja qëndrore e shkodranit grushtohet nga Hasanbelli.

61′ Tani është radha e miqve për t’u kundërpërgjigjur, goditje e bukur nga jashtë zone por gjen Qarrin të përgatitur. (VIDEO)

60′ Juriç bën një super goditje në trekëndësh nga jashtë zone, por pret Hasanbelli.

58′ Futet Mehdi Çoba në vend të Ildi Grudës.

56′ Sadiki po kthehet në një makth për Grudën. Sulmuesi përsëri provoi ta driblonte kapitenin e shijakasve por pa arritur dot.

55′ Kahrimanoviç godet lehtë drejt portës, por Qarri është i vendosur mirë dhe qetëson gjithçka.

51′ Shijakasit të rrezikshëm, krosojnë në zonë duke detyruar Kristi Qarrin të grushtojë me vështirsi. (VIDEO)

49′ Sadiki ndërhyn kundrejtë Grudës në zonë, vendasit pretendojnë për penallti por nuk është i të njëjtit mendim gjyqtari. (VIDEO)

48′ Shkodranët tentojnë një skemë nga goditja e dënimit por, nuk e konkretizojnë dot.

46′ Fillon pjesa e dytë e lojës, asnjë ndryshim nga të dyja skuadrat.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Loro Boriçi” me shifrat e barabarta 1-1.

45′ Gjyqtari sinjalizon 2 minuta shtesë.

44′ Dëmtohet Sadiki dhe nxirret nga fusha e lojës për të marrë trajtimin e nevojshëm.

39′ GOOOOOOOOOOOOOOL ERZENI! Një pasim fantastik nga thellësia e mesfushës kthehet në asist për Blazeviç, i cili e kontrolon mirë topin dhe gjuan duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

36′ Dalje e bukur e Hakajt në krahun e majtë të zonës, pason në qendër tokazi dhe topin e merr Gruda që godet, por mbrojtja shijakase e çon në goditje këndi.

34′ Shkodranët në kërkim të golit të dytë, pasime të shumta në zonë por pa arritur të konkretizohen me një goditje.

28′ GOOOOOOOOOOOOOOL VLLAZNIA! Një krosim i Boshnjakut në zonë kthehet në asist për Balajn, i cili godet me kokë dhe i jep avantazhin vendasve. (VIDEO)

27′ Kuqeblutë qëndrojnë shumë lart në gjetje të hapësirave.

25′ Kombinim i bukur mes Balaj dhe Alivodës, ky i fundit godet fluturimthi por topi shkon shumë larg portës.

24′ Kahrimanoviç godet portën nga një goditje dënimi por topi devijohet në goditje këndi nga mbrojtja shkodrane.

23′ Top i gjatë për Balajn, por Hasanbelli tregohet më i shpjetë dhe kap topin.

18′ Vazhdojnë shkodranët të jenë të rrezikshëm nga krahët, krosime të shumta në zonë por nuk po munden të gjejnë Balajn.

14′ Trajneri Alfred Deliallisi merr karton të verdhë për protesta.

13′ Mala bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Redon Mihanës, shijakasit duan faull dhe karton të kuq por nuk është me të njëjtin mendim gjyqtari. (VIDEO)

12′ Kombinim i bukur i Hakajt me Balajn nga e majta e zonës, ky i fundit godet por pret portieri Hasanbelli. (VIDEO)

10’ Faull i Blazeviç në dëm të Stojanoviç në sulm.

9’ Një gabim në pasim nga Atanda mund të kthehej në një rast të mirë për vendasit, por gabuan në ndërtimin e aksionit.

7’ Kuqeblutë qëndrojnë në sulm, një krosim nga e majta i Boshnjakut largohet nga Sadiki me kokë

6’ Erzeni tenton të bëjë presion lart, por Vllaznia e qarkullon mirë topin.

4’ Përsëri Vllaznia në sulm. Gruda provon me të djathtën tokazi nga jashtë zone por nuk ka shënjestër.

2’ Tentativa e parë nga shkodranët. Alivoda provon me një gjuajtje nga distanca por topi shkon shumë larg kuadratit.

1’ Fillon ndeshja në Shkodër

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Sala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala,  Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani

ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Atanda, Peposhi, Migone, Mellugja, Maliqi, Blazeviç, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka.
Trajner:
Alfred Deliallisi

WhatsApp Image 2024-03-29 at 18.53.56

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"