VIDEO/ Golat spektakolarë nga jashtë zonës, Bardhi shkëlqen në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 20:56

VIDEO/ Golat spektakolarë nga jashtë zonës, Bardhi shkëlqen në Turqi

Enis Bardhi, mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet për Maqedoninë e Veriut, ka gjetur rrjetën në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Gaziantepit në javën e 34-t të Superligës së Turqisë. 

IMG_5238-780x439

28-vjeçari barazoi rezultatin përkohësisht në 2-2, duke shënuar gol në minutën e 65-të. Ndërkohë 3 golat tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuaçu. 

Kujtojmë se për Enis Bardhin ky ishte goli gjashtë që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë. Gjithashtu shqiptari ka regjistruar edhe 4 asiste.  

Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në pozitën e tretë në renditje me 58 pikë të grumbulluara.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"