VIDEO/ Mançester Siti bën detyrën përballë Notingamit, “qytetarët” i bëjnë presion Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 19:40

VIDEO/ Mançester Siti bën detyrën përballë Notingamit, “qytetarët” i bëjnë presion Arsenalit

Është mbyllur edhe java e 35-të e Premier Ligës, me fitoren e Mançester Sitit përballë Notingam Forestit me rezultatin përfundimtar 0-2 në favor të “qytetarëve”.

GMROJJbX0AEMwDe

Ndeshje a zhbllokua nga mbrojtësi Gvardiol, në minutën e 32-të të lojës dhe më pas do të ishte Haland në minutën e 71-të ai që do të vuloste shifrat përfundimtare 0-2. Një fitore tepër me rëndësi për të besuarit e Pep Guardiolës që tashmë i përgjigjen Arsenalit që fitoi derbin e Londrës përballë Totenhemit.

Gara për titullin kampion sa vjen e bëhet edhe më e bukur teksa mund të themi se kanë mbetur vetëm 2 favorit final, duke marrë parasysh ndalesat e shumta të Liverpulit këto ndeshjet e fundit. Tashmë Siti e shikon veten në vendin e dytë, me 79 pikë të grumbulluara, 1 më pak se “topçinjtë” por me një ndeshje për të rikuperuar.

NOTINGAM FOREST-MANÇESTER SITI 0-2

GOLI I GVARDIOL 1-0 (VIDEO)

GOLI I HALAND 2-0 (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"