VIDEO/ Vendos goli i Luis Albertos, Lacio feston me Hysajn në fushë dhe kërkon një biletë në… Champions 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 20:29

VIDEO/ Vendos goli i Luis Albertos, Lacio feston me Hysajn në fushë dhe kërkon një biletë në… Champions 

Lacio triumfoi në transfertë ndaj Xhenoas me rezultatin 0-1, duke siguruar 3 pikë të arta, që e mbajnë në lojë për zonën Champions. Heroi i kryeqytetasve mbrëmjen e sotme ishte Luis Alberto, i cili në minutën e 67-të, shënoi golin e fitores. 

LACIO

Vlen të theksohet fakti se në këtë përballje pati minuta edhe për Elseid Hysajn, i cili u hodh në fushë në pjesën e parë, në minutën e 36-të, duke zëvendësuar Laxarin e dëmtuar.  

Paraqitje dinjitoze për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që ishte i pakalueshëm mbrëmjen e sotme.  

Me këtë fitore, Lacio u ngjit përkohësisht në vendin e gjashtë me 52 pikë, 3 më pak se Roma e vendit të pestë, që ka edhe 2 ndeshje më pak.  

Vlen të theksohet fakti se këtë sezon në Champions, do të shkojnë 5 skuadra nga Seria A italiane dhe pritet të jetë një rivalitet i ashpër deri në javët e fundit.  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"