VIDEO/ Vendimtar në momentin kyç, “Raketa” Roshi shënon golin e pestë të sezonit dhe jep asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 20:53

VIDEO/ Vendimtar në momentin kyç, “Raketa” Roshi shënon golin e pestë të sezonit dhe jep asist

Odise Roshi po tregohet vendimtar me lojën e tij për skuadrën e Sakariaspor në kategorinë e dytë turke. Klubi i mesfushorit ofensiv shqiptar luan për ngjitjen në elitën e futbollit turk në këto javë dhe futbollisti i Kombëtares, po e ndihmon në mënyrën më të mirë që të arrijë pritshmërinë.

asdasdsdadsadasadsads

Në ndeshjen e sotme mes Sakariaspor dhe Boluspor, mesfushori kuqezi ka qenë protagonisti të dy golave që skuadra e tij shënoi ne pjesën e parë të takimit. Fillimisht ishte pasimi i tij ai i cili solli golin e Del Vaje që në minutën e 3-të të ndeshjes (SHIH VIDEON).

Më pas, vetë futbollisti shqiptar dhuroi një nga shpërthimet e tij të zakonshme në krahun e djathtë në një kundërsulm, duke përshkuar gjysmën e fushës për të shënuar më pas në portën kundërshtare. (SHIH VIDEON).

Ky ishte goli i pestë i këtij sezoni për Roshin, i cili ka dhënë edhe 3 asiste.

Sakariaspor është aktualisht në vendin e tretë në renditjen e kampionatit, që siguron pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen në Superligën turke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"