VIDEO/ Vajza 6-vjeçare surprizon lojtarët dhe trajnerin e Vllaznisë, shikoni çfarë u dhuron para stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 18:18

VIDEO/ Vajza 6-vjeçare surprizon lojtarët dhe trajnerin e Vllaznisë, shikoni çfarë u dhuron para stërvitjes

Pjesëtarët e ekipit të Vllaznisë janë befasuar paraditen e sotme teksa në dhomat e zhveshjes së tyre përpara nisjes së seancës stërvitore, u ka mbërritur një vajzë e vogël 6 vjeçare.

onesa vllaznia

Bëhet fjalë për Onesën, vajzën e gazetarëve Senad Nikshiqi dhe Merisa Gjoni, e cila me shallin e Vllaznisë në qafë dhe me një libër në dorë e shoqëruar edhe nga i ati, i ka përshëndetur të gjithë. Më pas i është drejtuar trajnerit duke i dhuruar librin e historisë së Shkodrës por një libër që tregon edhe për kulturën e madhe dhe traditat e qytetit, e po ashtu edhe futbollistëve duke ju dhuruar nga një lule për kënaqësinë që po u japin të gjithë.

Një gjesti të tillë i ka kushtuar vëmendje edhe vete klubi shkodran që e ka postuar këtë veprim të kësaj tifozeje të vogël në faqen e tij zyrtare ku shkruhet:

SURPRIZA E BUKUR E ONESËS…

Onesa 6 vjeçare i ka bërë një suprizë të bukur sot ekipit të Vllaznisë. Ajo i ka dhuruar trajnerit Thomas Brdariç një libër në lidhje me historinë e Shkodrës në shenjë respekti për punën që po bën për këtë skuadër.

U ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një lule për kënaqësinë që po i jep asaj por edhe gjithë Shkodrës.

Bravo Onesa Nikshiqi, tifozja e vogël kuqeblu!


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"