VIDEO/ Uest Hem fiton Ligën e Konferencës! Një gol në minutën e 90 i jep suksesin përballë Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 0:06

VIDEO/ Uest Hem fiton Ligën e Konferencës! Një gol në minutën e 90 i jep suksesin përballë Fiorentinës

Uest Hem është fituesi i dytë i trofeut të Ligës së Konferencës. Skuadra angleze ka mundur në finale me shifrat 2-1 Fiorentinën dhe ka bërë të sajën trofeun, ashti si edhe kthimin në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.

sdsdsdsdsdsd

Në një përballje shumë të luftuar, që prodhoi pak raste për gol, ishin italianët ata që kishin më shumë kontrollin e lojës. Por nëse ata shpërdoruan para portës, anglezët shënuan me një penallti të Benrahma. Bonaventura barazoi shpejt shifrat dhe italianët vazhduan të kërcënonin portën kundërshtare.

Por në fund, kur dukej se sfida po shkonte drejt shtesave, Bouen me një kundërsulm mposhti Terraçianon dhe siguroi trofeun për skuadrën e tij.

FIORENTINA-UEST HEM 1-2

67′ Bonaventura / 62′ (p) Benrahma, 90′ Bouen

WhatsApp Image 2023-06-07 at 11.32.56 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me triumfin 2-1 të Uest Hem, i cili fiton Ligën e Konferencës.

90’ GOOOL UEST HEM! Bouen niset në kundërsulm i vetëm pas pasimit të Pakueta dhe para portës nuk gabon.

80’ Suçek lëshon një gjuajtje të fortë në zonë, pak hapa larg portës, por Terraçiano reagon në mënyrë spektakolare. Megjithatë aksioni ndalet për faull në sulm të Antonios.

72’ Kabral jep një pasim të artë për Mandragora, gjuajtja e tij nuk gjen portën e anglezëve.

67’ GOOOL FIORENTINA! Bonaventura mposht Areola me një diagonale që nuk i lë kohë portierit të reagojë.

62’ GOOOL UEST HEM! Shënon Benrahima me penallti.

60’ Penallti për Uest Hem. Anglezët protestojnë për një prekje të topit me dorë nga Biragi në zonë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë, por më pas ai thirret nga VAR të shohë edhe një herë pamjet. Kryesori më pas bën shenjë nga pika e bardhë.

56’ Kouame gjuan nga jashtë zonës, topi shkon direkt në duart e Areola.

48’ Qarkullim i gjatë i topit i italianëve, që mundohen të gjejnë hapësira para zonës kundërshtare me inkursione nga krahët.

46’ Pjesa e dytë nis me Kabral në vend të Joviç në radhët e Fiorentinës.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+4’ Joviç tund rrjetën pasi Areola kishte bërë një pritje spektakolare. Por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe VAR-i e konfirmon vendimin e vijërojtësit.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

39′ Uest Hem ka fituar metra në fushë në krahasim me fillimin e sfidës, por Terraçiano nuk është vënë ende në provë.

33’ Biragi shkon të gjuajë një goditje këndi poshtë tribunës së mbështetësve të Uest Hem, por gjuhet me gota plastike dhe një çakmak. Futbollisti goditet në kokë dhe pëson një të çarë, duke sjellë në ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

20’ Jovicc hyn në zonë nga e djathta dhe gjuan, teksa gjen mbrojtësit që i bllokojnë hapësirën para portës.

13’ Pas një rivënie anësore, topi shkon te Rajs i cili gjuan nga jashtë zonës, duke mos gjetur portën e Terraçianos.

9’ Mandragora provon nga distanca, por shënjestra është tërësisht e gabuar dhe nuk i afrohet portës.

7′ Plotësisht në kontroll Fiorentina në minutat e parë, por nuk ia del të gjejë hapësira për të shkuar drejt portës.

1’ Nis finalja në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE

Fiorentina (4-2-3-1): Terraçiano; Dodo, Milenkoviç, Ranieri, Biragi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Kouame; Joviç.
Trajner: V. Italiano

Uest Hem (4-2-3-1): Areola; Kufal, Zuma, Aguerd, Emerson; Rajs, Suçek; Bouen, Pakueta, Benrahma; Antonio.
Trajner: D. Mojes

asdsadsadsadsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"