VIDEO/ Tripleta e Rexhinaldos, Laçi shkërmoq Flamurtarin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 10, 2018 | 18:10

VIDEO/ Tripleta e Rexhinaldos, Laçi shkërmoq Flamurtarin

Laçi mposhti Flamurtarin me rezultatin 4-2 në ndeshjen e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, duke barazuar me pikë vlonjatët dhe duke i zhytur ata në krizë të thellë. Rexhinaldo ishte padyshim heroi i kurbinasve, i cili shënoi tripletë.

 

lACI

Për kuqezinjtë e shpëtim Duros, u munduan të hapnin rezultatin Siljanovski dhe Musta, por pa sukses. Në fundin e ndeshjes, Myrto Uzuni shënoi edhe golin e katër, duke i vendosur kapak triumfit të skuadrës së Mezanit.

Rexhinaldo

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për skuadrën e Duros, e cila është barazuar me pikë nga Laçi duke zbritur në vendin e 4-t.

 

LAÇI-FLAMURTAI 4-2

Rexhinaldo 13′, 23′, 71′ Uzuni 88′  / Siljanovski 73′, Musta 82′

Përfundon takimi në Laç.

88′ GOOOOL Laçi 4-2. Mesfushori beratas Myrto Uzuni ka gjetur golin e katër për kurbinasit. Ku pas asistit të Nikës ka goditur saktë nga brenda zonës. 

82′ GOOOL Flamurtari 3-2 Emiljano Musta ka goditur sakt me kokë nga brenda zonës pas topit të krosuar bukur nga kendi, duke rihapur takimin. 

78′ E pafalëshme çfarë ka humbur Danilo Alvesh, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtësve vendas, ndërsa i vetëm me portierin Vata ka gabuar.

73′ GOOOOL Flamurtari. Vetëm dy minuta pas golit të vendasve, Flamurtari i është përgjigjur me anë të Siljanovskit i cili shënon për vlonjatët. 

71′ GOOOOL Laçi 3-0. Fantastik sulmuesi Rexhinaldo, i cili me një goditje spektakolare nga brenda zonë ka shënuar golin e tretë të sfidës dhe të tretin personal. 

66′ Flamurtari i afrohet golit me Danilo Alvashin, por sulmuesi nuk ka arritur ta dërgojë topin në kuadrat.

62′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë ndaj Danilo Alveshit.

58′ Ardit Hoxha i afrohtet golit të parë, me Ardit Hoxhën, por gjuatja me kokë e  sulmuesit u ndal nga portieri Vata.

56′ Mundësi e artë për Rexhinaldon për të shënuar golin e tretë, por i vetëm përballë portierit është ndalur nga ai.

52′ Uzuni provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi devijohet nga muri mbrojtës.

51′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e pare, Laçi-Flamurtari 2-0.

45+1′ Fantastik portieri Vata, i cili i ka mohuar një gol të sigurt Franc Veliut, i cili goditi mjaft bukur nga goditja e dënimit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

40′ Mundësi e shkëlqyer për Flamurtarin. Portieri Vata ka bërë heroi duke ndalur gjuatjen e Siljanovskit, më pas topi u përplas në pjesën e sipërme të travesës.

33′ Kamara provon me një gjuajtje me kokë pas një harkimi nga krahu i majtë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

31′ Tjetër mundësi për vendasit me Uzuni, por gjuajtja është pritur nga portieri Sali.

23′ GOOOOL Laçi. Rexhinaldo tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar rezultatin. 

22′ 11-metërsh në favor të Laçit, pas një faulli në zonë të Pollozhanit ndaj Rexhinaldos. Mbrojtësi kuqezi ndëshkohet me karton të verdhë. Rast shumë i dyshimtë.

18′ Myrto Uzuni provon të befasojë portierin Sali me një goditje  në ecje e sipër nga distanca, por topi ka përfunduar mbi kuadrat.

13′ GOOOOL Laçi. Pas një gabimi në mbrojtje nga Pollozhani, sulmuesi Rexhinaldo ka përfituar dhe i vetëm përballë portierit Sali ka shkundur rrjetën.

10′ Laçi provon me Lushkjan, por topi ndalohet nga mbrojtësit vlonjatë.

3′ Vendasit kërkojnë të rrezikojnë me Rexhinaldon, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Flamurtarit.

1′ Ka nisur takimi në Laç, vendasit shkelmojnë topin e parë nga qendra.

Laçi: Vata, Sefgjini, Qaqi, Gjoni, Fangaj, Lushkja, Lulaj, Uzuni, Eskerda, Nika, Rexhinaldo  Trajner: Gentian Selmani

Flamurtari: Sali, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Hyseni, Danilo Alvesh, Bushiç, Kamara Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Kridens Meta






www.minuta90.com