VIDEO/ Tensioni vijon edhe pas ndeshjes derbi, Rrapaj kërkon të sqarohet me Dokën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 23:59

VIDEO/ Tensioni vijon edhe pas ndeshjes derbi, Rrapaj kërkon të sqarohet me Dokën

Gjyqtari Juxhin Xhaja i fali Albi Dokën dhe Arinaldo Rrapajn, pasi me përplasjen mes tyre dhe kapjen me duar e këmbë meritonin të dilnin me karton të kuq në minutën e 69-të. Gjyqtari u mjaftua vetëm me nga një karton të verdhë, ndonëse limitet kishin kaluar.

II

Por lojtarët nuk e kanë harruar përplasjen gjatë lojës dhe sapo ka rënë vërshëllima përfundimtare, Rrapaj që u zëvendësua nga trajneri Abilaliaj për të shmangur të kuqin hyri në fushë për t’u sqaruar me Dokën.

Por ndërhyrja e shpejtë e pjesëtareve të dy kampeve dhe zyrtarëve të ndeshjes e shmangen përplasjen fizike mes dy lojtarëve, kështu që gjithçka mbeti një tentativë në distancë.

(VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"